O ju miqtë e mi

>> Tuesday, February 12, 2008


Xheladin HAMZA


Ejani sonte

Kur më së shumti

Nevojë për ju kam

O ju miqtë e mi...

Natë e rënd, shumë e rënd

Shtrati më është bërë

Më i fortë se çdo shkëmb mali...

Rrymë nuk ka

KEK- u e ndal orar e pa orar

E në errësirë i lënduar

Në vetmi gjëmoj...

Nëpër qiellin e hapur

Vetëtima shëtit si zonjë e rënd

Dhe vizaton harta gjeografike

Dhe pentagrame sipas dëshirës së saj

E murmurima shpirtin ma dridh...

Nuk më mbeti më

As gjak

As lot

As djersë...

Të gjitha i mblodha në një vend

Dhe i mbështjelli në mindilin e lagur

Dhe i përziej me qelbësirën

Nga mushkëritë e mi të kalbur

Nga kaverna e lodhur...

Ku keni humbur

Ku keni tretur

Ejani ta festojmë këtë pavarësi

Në këtë tokë HYJNORE

O ju miqtë e mi...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP