Do të jetojmë me faljen e dashurisë

>> Friday, January 25, 2008


Jerida KULLA


Shqiptari endet në caqet e ekzistencës së tij.
Lufton me shpresën
se një ditë do të ketë guxim të shohë veten e tij në pasqyrë.
Në brigjet e lumenjve
nuk do të kërkojë më të humburit.
Për ta do të ketë një adresë
ku të këndojë këngët e lumturisë,
ku të jetojë përditshmërinë që i ka falur i madhi Zot.
Shumë pak na duhet, nuk e keni kuptuar?
Bukë e kripë e zemër.
Zemra akoma ju rreh,
kështu që edhe bukë ka për të gjithë.
Ka kohë që rrugëve të Evropës endemi të uritur,
kemi kërkuar derë më derë,
duke u kthyer në lypsar zemrash.
Po ne ngopemi kollaj,
na mjafton një prekje duarsh,
një përqafim vëllazëror.
Kur shpirti e zemra është plot
barku nuk ndien uri,
njeriu ngopet, vetëm me dashuri.
njeriu s’ngopet pa dashuri.
Ka shumë rëndësi shpirtërorja
se materialja vdes pa hapur mirë sytë.
Kemi jetuar me urinë e dashurisë
do të jetojmë me faljen e dashurisë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP