Kalim

>> Thursday, January 24, 2008


Jerida KULLA


Eci mbi ujë
mbi petale zambakësh të bardhë,
pjalmi përkëdhel lehtë këmbët
duke parfumosur qetësinë e ëmbël...
Kur të arrijmë në tokë
mes pluhurit,
të lodhur
do të tregojmë etshëm përrallën tonë:
“Na ishte njëherë një liqen,
e ca zambakë...”
E djeshmja do të qeshë se do të kujtojë
se jemi akoma me të.
E tashmja do të presë të ardhmen
mes pluhurit,
me shpresën
do të mbjellë mbi baltën
zambakë uji të bardhë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP