Merimangë dhe Flutura

>> Monday, January 14, 2008

Merimangë dhe Flutura


Një ditë Merimangë i tha Fluturës,
“Ti cdo herë e kalon shtëpinë time, por kurr nuk hyn brenda.


" A është shtëpia ime aq e fëlliqur për këmbët tua?
Pse nuk vjen brenda që të ulesh?

“Ti po iu largohesh të huajve, mos u brengos këtë unë e kuptoj,
por unë jam një mik shumë i dashur, dhe kam vetëm gjëra të mira në plan.

“Shtëpia ime është e pershtatshme për një mbretëreshë, apo jo?
Kështu që ka shkallë përballë, nësë ndonjëherë dëshiron që ta vizitosh."

"Ztr. Merimangë, unë jam gjithashtu e menqur, " ishte përgjigjja e fluturës.
"Shko vendos për dikë tjetër, por mua mos provo asnjëherë.

"Kushdo qoftë ngjitet shkallëve tua përgjithmonë mbetet ngulitur,
Ztr. Merimangë, unë jam gjithashtu e menqur, ti do duhej të kishe menduar për këtë!'

Dhe Merimangë tha, "Mendon se shtëpia ime është shumë e thjeshtë që ti ta shikosh?
Unë dua që ti të jesh e lumtur, por shihet që ti nuk kujdesesh për mua.

"Pse nuk vjen brenda që ti pushosh krahët e tua të lodhura?
Brenda unë mbaj shumë gjëra të bukura.

“Shtëpia ime është e bërë nga dritaret, do të kënaqëshe në të.
Unë kam gjëra më të përshtatshme që nuk janë për këdo."

Flutura iu përgjigj, "E gjithë kjo është e bukur, por një ofertë nga ju nuk do marr kurr.
Unë e di më mirë se sa të flej në shtratin tënd nga ku nuk do mund të zgjohem asnjëherë."

Merimangë ishte i impresionar nga menquria e fluturës,
" Por s imund ta zë atë" Mendoi, "si mund ta provoj këtë?

“Duke ia bwrw lajka!” mendoi Merimangë, është gati sa rregull, lajka mund të transformoj cdo gjë të menqur në gënjeshtër.


"Oh e dashura zonjë! tha Merimangë, "Mos mendo se jam duke të të mashtruar!
Ju jeni shumë e menqur, për të mos përmendur dhe shumë e bukur.

Kryt tuaj është e dekoruar me margaritar, dhe sytë e tu shkëlqejnë cdo ditë.
Ti je madhështore, intelegjente dhe e mirë. Thjeshtë perfekte në cdo mënyrë."

meqë Merimangë vazhdoi ti bëj lajka asaj, flutura bëhej më e impresionuar.
"Unë nuk kam nevojë të kem frikë nga ti" tha ajo, "Mund të clirohem nga stresi im.

“Refuzimi i një ofertë të dikujt nuk është gjë e mirë për të bërë;
thyerja e zemrës së ndonjërit është tmerrësisht e dhimbshme."

Andaj me plotbesim, flutura fluturoi drejtë e në marimangë,
Kurr arritë në rrjetën e saj të ngjitshme, Merimangë me shpejtësi e zuri.

Budallakia e fluturës i kushtoi asaj një marëveshje të shkëlqyer,
Por etja e Merimangës u zhduk, duke ngrënë ushqim të shijshëm.


Interpretim poetik i Allama Muhamed Ikball nga poema “EK MUDRA AUR MAKHI


Përktheu: Visar KORENICA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP