Kur nata bëhet ditë

>> Wednesday, January 16, 2008

Hamdi NUHIJU


do më kërkosh në horizontet e thella

nuk do me gjejsh,

jam diku larg aty ku shikimi yt nuk ka fund...

me afsh dashurie të flas,

por jo si më parë,

zemra egërsohet,

shumë netë u bënë ditë...

n`kraharorin tënd vetëm ëndërrova,

durimi u bë plaçkë e udhëtarëve të rrugës,

një zemër e lënduar...

harrova veten duke shikuar në ty,

meskin i mesjetës së ndritshme,

jo , nuk mundem të peshoj mbi ty...

kur netët bëra ditë ,

mendimi,

zemra,

fjala

përkëdhelja u shua...

në përkujdesjen e Krijuesit jam,

por pa ty po rëndohen fjalët,

gjurmëve të bukurisë tënde vrapova,

prap mbeta me All-llahun tim....

hmmmmmmm sa qetësi,

si fllad i verës në detin Marmara,

faqet e skuqura në Sharr,

dëshmojnë në duan time për ty,

o Zot ruaje.....Amin...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP