Përthyerje mëkatare

>> Monday, January 21, 2008


Jerida KULLA


Nata theu pasqyrën
në oxhakun e shtëpisë sime,
tymi fshehu krimin
nga sytë kureshtarë të yjeve...
I mblodha copat e zjarrta.
M’u dogjën duart,
m’u përvëluan,
lëkura përtokë më ra.
Lexova në heshtje
Atë që bota në mëkat e la...
Lotët rrodhën varg
që të lehtësonin dhembjen e duarve.
Për syrin e trishtuar
u bënë barrikadë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP