Hipokrizi moderne

>> Thursday, January 17, 2008


Jerida KULLI


Në këtë botë tinëzare
vetëm unë e ti nuk kemi vend,
luajnë e qeshin klounët e dreqit
dhe çdo gjë e bëjnë përshesh.
përshesh sinqeritetin,
turli moralin,
turshi ndershmërinë,
kurorë dafinash hipokrizinë,
piedestal tradhtinë,
medalje e artë gënjeshtrën.
E ne mendohemi se kë të marrim,
të marrim njërën apo tjetrën.
Nga prapa si pullë poste,
na e ngjitin dashamirësit e dashur.
Mendohu,
mendohu,
se mjekra
përtokë do të të bjerë,
I vetëm si asket do të mbetesh
në ishullin tënd,
ku gjarpërinjtë
me gjuhë kërkojnë të të lëpijnë.
O asket vetmitar,
çohu dhe bashkohu,
ec dhe rrëzo litarët e arsyes
që lidhin mosarsyen e ndërgjegjes.
E atëherë do të jesh,
Prometeu zjarrdurues.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP