Sot më vdieset e nuk di përse

>> Wednesday, January 16, 2008

FAHREDIN SHEHU

As per t’u bashkuar me Zotin mall nuk ka ky mallkim

As per t’u bashkuar me vetën nuk ç’mallet ky lëngim

Lotët lavë m’i thajnë kapilaret e syve i djegin fare

Gjaku magmë ma ndan trupin e zemrës coftinë fare

Shpirti parfum avullohet mbushë mushkëritë e mëkatarëve

Fryma ballsam kullohet mbushë palcat e mëkatarëve

Trupi nyje më lidhet

Shikon si kalohet pa u vërejtur

Jeta është emër i bukur

Bie si petale e trëndafilit të bardhë

Këndova për ata

Ata janë unë dhe vdesim tok

Sot më vdiset e nuk di

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP