FJALA E VËRTETË

>> Saturday, January 05, 2008


DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)


Fjala e vërtetë
Është fryt i heshtjes.
Prej fjalëve të tepërta
Zemra rëndohet,
Tymohet, mjegullohet.
Nëse dëshironi
Zemrën ta pastroni,
Prej mjegullës,
Prej tymit
Thuani thelbin
E fjalimit…
Zoti vet vetëm
Të vërtetën e flet.
Folni të vërtetën
E keni për vetveten.
Sepse çdo mashtrim
Përfundon me ndëshkim…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP