E ardhmja, përjetësisht e jotja

>> Sunday, January 20, 2008


Jerida KULLA


Nëse s’të bëhet vonë
për atë që je sot
të paktën mendohu
për atë që mund të jesh nesër.
E sotmja dhe e nesërmja
takohen diku, në një pikë të së shkuarës,
aty ku mendimet
hedhin vallen e çmendur të arsyes;
aty ku arsyeja është thikë me dy presa.
Duke mos pasur rrugë nga të shkosh,
rri në udhëkryq,
në kilometrin e gjatë të pritjes,
se mos në një moment presa
pushon së vepruari.
E në atë moment trëndafila gjaku
çelin në çdo hap që hedh.
E megjithatë, ti nisu,
nisu me vrap
që të arrish vijën e finishit,
që e ardhmja të jetë përjetësisht e jotja.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP