KOSOVËS TË PAVARUR E SOVRANE
>> Sunday, February 17, 2008
Xheladin HAMZA
(akrostik)
Përplasen shkëmbinjtë shekullore të vjetra e toka ndahet
Ata që me gjakun e tyre të kuq e lagën këtë tokë të bekuar
Varret e tyre përgjithmonë ndritin dritë hyjnore për ne Aurora mbi shpirtra të tyre shkëlqen me ngjyra të kristalta
Ranishtës me trëndafila të kuq rrugëtojnë botës hyjnore
Ëndrrat për të cilat syhapur ëndërronin – u realizua përjetësisht
Sofrën me bukë, krip e zemër e shtrojmë tani pa frikë në liri
Ikonë dhe emblemë e KOSOVËS TË PAVARUR E SOVRANE
Ashtu si e dëshiruat jeni dhe përjetësisht mbeteni JU!
0 Komentet:
Post a Comment