Krijesë e lënduar
>> Thursday, February 14, 2008
Fahredin SHEHU
Në fusha të përbaltura
Gjeta ftyrë burri me faqe të kuqe
Musteqe të zeza
Krihë të thyera
Këmbë të prej cjapi të bardhë
I ndihmonte vëllau dhe xhaxhai im
I hutuaar sorollatesha
Vëllau më thoshte
Shko ndihmoi babës
Përnjëherë sokaku m’u shfaq në një dalje si
Derë e rënë nga muret e shtëpisë
Procesion i gjatë
Saddhu, rabinë, pritërinjë, hoxhallarë, shejhler me mjekrra të gjata
Mbanin kandila, me ujë spërkatnin dhe tymosnin me temjan
Zingjirët ushtonin frikë në mua ndjellnin
U ktheva nga frika që ma thoshte ikjen nga kjo botë e amullt
Duke e prekur me të djathtën valëDorën e majtë të akullt
E majta e mpirë fshinte ballin me djersë të kristaltë
Dhëmbi më cingërron dhimbjen dhe më zgjon
Për ta parë një botë që i thonë
KJO…
0 Komentet:
Post a Comment