Penda e HAFIZIT
>> Friday, February 22, 2008
Ali SYLAJ
Më dhuro pendën Hafiz
Të shkruaj gazele, ilahi
Dhimbje ka ashiku i shkretë
Që ashikisht të shkruaj nuk di
Do doja ta kushtoj një këngë
Nga nderi dhe dashuria për ty
Por fjalët në valle s`di si t`i bashkoj
Dhuroma të lutem pendën tënde ti
Në fytyren trëndafile nishani si diell
Dhe vargjet tua lule plot bukuri
Seç më mbetën në zemër kur i lexova
Të shkruara nga pendë e jote ç`mrekulli
Fanarë që ndriçon dhe det dashurie je
Bilbil në fluturim,ç`trëndafil kërkon ti
Je bilbil këngëtar,je trëndafil erëmirë
Fjala jote mbetet sa t`ketë mbi tokë njerëzi.
0 Komentet:
Post a Comment