Perditshmeri
>> Wednesday, February 06, 2008
Ali SYLAJ
Zgjohem çdo ditë mes jetës e vdekjes
I pikëlluar të njejtën panoramë vështroj
Shikoj njerëzit dhe i them vetëvetes
Ende jam këtu,këtë ditë do ta shfrytzoj
Dielli ngritet,koha ecë-lakmia ndjenjat pushton
Dhe epshi gjahtarë në kurthe zën zemra pa mëshirë
Me shkelqim dynjaje verbon,vret-përbindësha krijon
Të vërteten ta kuptojnë e kanë shumë të vështirë
Të vdekurit bisedojnë për gjëra të vdekshme
Të fjeturit ëndrra dynjaje ëndërrojnë
Të gjallët strukur nga kjo botë e rrejshme
Me sytë e zemrës ahiretin e shikojnë
N`mes të vdekurish çdo ditë kohën kaloj
Dhe ëndërroj xhenetin e premtuar plot hyri
As i gjallë as i vdekur,por të gjallin e kërkoj
Tua kthej dritën e humbur të mbrendshmëve syve të mi
0 Komentet:
Post a Comment