SEMAZAM ËNDËRROVA TË BËHEM
>> Friday, February 08, 2008
Xheladin HAMZA
Semazem tërë jetën ëndërrova të bëhem
All-llahut të Madhërishëm shpirtërisht ti shërbej
Kërcimtar i paepshëm i semas në shpirt
Ikja nga kjo botë e kalbur – në qetësi
Përtej shtatë horizonteve qiellore - në vetmi
Kërkoj vetën time në erërat e humbura
Rërës dhe shkumës së detit të pafund
Ylberit me sytë e lodhur i ngjitem majës së tij
E shikoj botën e turbulluar në mjegullën e saj
Zaten edhe sytë e mi mjegullohen në këtë qelbësirë
I lutem të Madhit Zot t’më drejtoj rrugës hyjnore
Udhëtarë në rrugën e shpirt bardhësisë të jem përjetësisht!
0 Komentet:
Post a Comment