VDEKJA ECËN NË HESHTJE E QETËSI
>> Saturday, February 23, 2008
Xheladin HAMZA
Me gjuhën e heshtjes
Vdekja përjetësisht na flet
E ne fare nuk e kuptojmë...
Pa dallim ngjyre e gjinie
Njësoj me vete merr shpirtra
Të zinj e të bardhë...
Shpirtzinj i merr në dhimbje e mundime
Dhe i vendosë nën pemën e Zakumit
E shoqëri u bëjnë djajtë me brirë...
Shpirtbardhë i merr me lehtësi
Të përcjellur me muzikën hyjnore të semas
E të mbështjellur me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit...
Lindja dhe vdekja shkruhen
Me shkronja të arta e të zeza
Nga vet dora e të Madhit Zot...
E mes tyre krijojnë harkun
E fillimit dhe mbarimit jetësor...
E vdekja ecën gjithmonë
Në heshtje e qetësi...
0 Komentet:
Post a Comment