Nata s’është e qetë...

>> Saturday, January 19, 2008


Jerida KULLA


Heshtja përvjedh
imazhet e deformuara
të ndriçimit të zbehtë të hënës.
Kërcitje dere,
kënga e një gjeli,
të harruar kush e di se ku,
shkëlqimi harkor i qiririt
të bëjnë të kujtosh
se e nesërmja po vjen.
Nata s’është e qetë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP