Meditime të pafundme

>> Wednesday, January 20, 2010


Hevzi ZEQIRI

Nga mërzia e thellë mistike,
Në mendimet e thella të kosmosit,
Lirohet shpirti i të pafatit.

Shkëputja maramendase nga dëshira për jetë,
E bën njeriun të ndjehet i vetëm,
I këputur, pa konkurencë.

Nga pafuqia e shpirtit të lodhur,
Në meditimet e pafundme për fuqinë e krahut,
Ndjehesh si Hekstori, i hekurt.

Nga lodhja
Në çmenduri,
Pa mos e kërkuar ndihmën e Të Madhit.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP