Allahu është i Vetmi Krijues

>> Wednesday, April 29, 2009


Mëngjesi ishte i ndritur,
Por sa hapa sytë pashë
Para fjalët e dëgjuara mbrëmë.
U zgjova si trishtuar duke menduar,
Kalova rrugë e më në fund arrita në cakun,
Në një vend me gjelbërim,
Kishte shumë pemë, në pemë kishte gjethe,
Nga gjethet ushqeheshin shtazët,
Kurse shtazën jepnin lëndën ushqyese,
Duke menduar pyeta:
A nuk është Allahu i Plotfuqishëm?
A nuk është Allahi Ai i cili bëri
Që këtë drunjë të japin gjethet,
Nga gjehtet të ushqehen shtazët?
Sigurisht që është Sundues,
Krijues i gjithësisë.
Allahu është Ai i Cili na dërgoi Pejgamber,
Pejgamberët na e mësuan fenë e ndritur – Islamin.
Ai është Krijues që çdo gjë ka krijuar,
Ai është Ndihmues që gjithkënd ndihmon,
Ai është Caktuesi i Ditës kur do përshëndetemi nga kjo botë.
Vëtëm Allahu është Krijues.
Ai ne na udhëzon,
Ai ne çdo të mirë na dhuron,
Ai padyshim është krijues i gjithësisë,
Krijues i kodrave, i çdo bukurie natyrore.
O ti që nuk beson në madhështinë e Allahut,
Unë e di të vërtetën ta kumtoj nëse do-
Dije se Allahu është i Vetëm – Ai nuk i përngjet askujt,
E askush nuk i përngjet Atij!
Kumtimi i shkurtër ka vlerën e shpëtimit,
E pas shpëtimit vjen rehatia,
Në këtë botë dhe në botën tjeter.
O Allah padyshim Ti je Krijues i çdo gjëje!


Ilir SALII

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP