Kam Ashk për Ty, ja All-llah!
>> Thursday, April 16, 2009
Ohh…, ç’mu dogj ky shpirt flake…
për të Madhin Zot!
Nurin e Tij e dua pranë…,
e të tretem në lot…!
Ky ashk i madh që kam në zemër…,
më shkrinë të tërin, këmbë e kokë!
Të lutem Zot, për të Bukurin Emër!
Mos më lër gjatë të vuaj në këtë tokë!
Merrmë pranë Vetes, me Ashkin Tënd më shtrëngo!
Më krijove nga dashuria, me dashuri më mbulo!
Të bredh akoma në këtë tokë,
i përlyer, i zhytur e i mbytur në mëkate,
jo Zot, jo! Të lutem mos lejo!
Se tokë e qiell të bëhen bashkë,
s’di në I afrohen mëkatit tim…
por zemra ime, veç për Ty ka ashk,
edhe pse rreh në krahërorin tim!
Mjaftë u mundova, dashtë e pa dashtë,
që ta mbuloj këtë zemër,
t’a zhyt e t’a ndryshkë në mekat…!
Pa më thuaj të lutëm o I Madhi Zot,
vendi ku bie Shikimi Yt, a thua vallë ndryshket dot?!
Se Fjala e Pastërt dhe e Lartë, prej aty pot ë dalë
Tokë e Qiej I heq zvarrë e drejt Teje marshon!
E zemra shpirtin, o I Madhi Zot,
në vaj e dehje për Ty e fton…!
Për Ty e bëri të rahurën e parë,
për Ty edhe do t’a ndalon!
Pa më thuaj, ja All-llah,
që jam i zhytur në mëkat
nuk kam të drejtë Të të dua?
I përgjërohem Madhërisë Tënde të Lartë:
A s’vlejnë edhe për mua Sifatet e Tua?
Që Je Gaffar e Afuw, Kerijm, Rrahman e Rrahim,
unë nuk dyshoj aspak!
Ndaj me bindje të plotë po them:
Dashurinë ndaj Teje e kam hak…!
për të Madhin Zot!
Nurin e Tij e dua pranë…,
e të tretem në lot…!
Ky ashk i madh që kam në zemër…,
më shkrinë të tërin, këmbë e kokë!
Të lutem Zot, për të Bukurin Emër!
Mos më lër gjatë të vuaj në këtë tokë!
Merrmë pranë Vetes, me Ashkin Tënd më shtrëngo!
Më krijove nga dashuria, me dashuri më mbulo!
Të bredh akoma në këtë tokë,
i përlyer, i zhytur e i mbytur në mëkate,
jo Zot, jo! Të lutem mos lejo!
Se tokë e qiell të bëhen bashkë,
s’di në I afrohen mëkatit tim…
por zemra ime, veç për Ty ka ashk,
edhe pse rreh në krahërorin tim!
Mjaftë u mundova, dashtë e pa dashtë,
që ta mbuloj këtë zemër,
t’a zhyt e t’a ndryshkë në mekat…!
Pa më thuaj të lutëm o I Madhi Zot,
vendi ku bie Shikimi Yt, a thua vallë ndryshket dot?!
Se Fjala e Pastërt dhe e Lartë, prej aty pot ë dalë
Tokë e Qiej I heq zvarrë e drejt Teje marshon!
E zemra shpirtin, o I Madhi Zot,
në vaj e dehje për Ty e fton…!
Për Ty e bëri të rahurën e parë,
për Ty edhe do t’a ndalon!
Pa më thuaj, ja All-llah,
që jam i zhytur në mëkat
nuk kam të drejtë Të të dua?
I përgjërohem Madhërisë Tënde të Lartë:
A s’vlejnë edhe për mua Sifatet e Tua?
Që Je Gaffar e Afuw, Kerijm, Rrahman e Rrahim,
unë nuk dyshoj aspak!
Ndaj me bindje të plotë po them:
Dashurinë ndaj Teje e kam hak…!
DRITAN SKENDERI
0 Komentet:
Post a Comment