Ç'të ka ngjarë, Palestinë?

>> Monday, April 27, 2009


Eh, sikur të vija e të të shikoja një herë, moj Palestinë!
Më ka marrë malli shumë, mos të kapluar errësirë?
Të shoh ato trima që me shpirt po luftojnë...
Dhe Allahu t'i dha gjithë ato të mira...
Dua të di gjithçka që po ndodh atje
Me mendimin se një ditë do të të përfundojnë këto sprova...
Të këshilloj ty, moj zemra e trimërisë
Të lus me gjithë shpirt, mos valkë harrova diçka?
Do të kisha qejf shumë të të përqafoja
Të ta shtrëngoja dorën e kurrë mos të ta lëshoja
Nuk e paskam ditur se kaq e ëmbël je
Përgjigjmu, për Allahun, a do të më lësh vetë?
Më merr me vete, dua të jem edhe unë shehid!
T'i përkujtojmë sëbashku ato çaste që i kemi kaluar,
Të m'i fshije ato lot, që trupin ma kanë mbuluar,
T'i kërkonim Zotit atë që dëshiruam...!

E dashur Palestinë!
Fjalët nuk mund të shprehin gjithçka;
Është zemra ajo që i ruan fshehtësitë!


Valon ISENI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP