ERA E VARGU

>> Tuesday, April 21, 2009


Mirë pati thënë I mençuri njëherë
Jeto I qetë dhe gjithnji me nderë
S’dalin andejë, s’munden së bashku
Dorë për dore era e vargu

Lumi I cekët , valët e dobëta
Flaka e shpirtit është më e forta
Uji I thellë vetin s’lavdëron
Njeriu I mençur Zotin beson

Jeta t’sprovon, t’rrahin telashet
Forcoje shpirtin largoj gjunahet
Jeta kalon me vite me stinë
Bëhu I forte përballo vetminë

Kështu pra thotë I mençuri çdo herë
Jeto I qetë dhe gjithnji me nderë
S’dalin andejë, smunden së bashku
Dorë për dore, era e vargu

Adnan Ameti

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP