APRILILILI – DITA E RRENAVE
>> Wednesday, April 01, 2009
" Aprililili " është dita kur muslimanët u mundën
Ishte kështjella e Granadës, qëndresa e fundit që e humbën
800 vite muslimanët Spanjën e sunduan
Punuan me Islam dhe atë e lulëzuan
Kordova ishte vatër e diturisë
Pallati el-Hambra qe vepër e mjeshtrisë
Deshti vullneti i Zotit që kjo ende të jetojë
Që anekënd botës emri musliman të jehojë
Kur të krishterët e morrën atë në dorë
E shkatërruan të tërën ata mizorë
Nga arti Islam mbetën vetëm pak gjurmë të pashlyera
Xhamia e Kordovës, pallati el-Hambra, vepra të shkëlqyera
Gjithçka tjetër u fshi nga faqja e tokës
Andaj aprililili kujtohet sot anembanë botës
Shumica nuk e dinë dhe s'kanë njohuri
Por prapë gënjejnë, qoftë ai i vjetër apo i ri
Këmbët në tokë, një qime në flokë
Lloj-lloj rrenash, gënjeshtra me bollëk
Aprililili u afrua, a do të gënjesh?
Ke frikë Zotin, se do të dënohesh
Rrena i ka këmbët e shkurtëra, ka thënë mileti
Gënjeshtra është nëna e të këqijave, ka thënë profeti
Puno sipas dy traditave, fare nuk prish punë
Mos e shiko kalendarin s'e nuk i bie ditë e shtunë
Lutuni që të mos na ndodhë ndonjë fatkeqësi
Siç bëri vaki tek muslimanët bash për aprililili
Zot, ti je Falës, e do faljen, andaj na fal neve
Mos na dëno sikur të tjerët që i dënove
Na forco në Islam dhe na mbush zemrat me besim
Ti je Një, u bëftë Vullneti Yt e jo vullneti im. AMIN
Besmir ( Mexhid ) YVEJSI
Prishtinë, 31.03.2009

0 Komentet:
Post a Comment