Dyert e faljes

>> Tuesday, April 07, 2009


Trokita si një udhëtar pafund,
Nën gëzofin e mendimeve tua,
Duke të arsyetuar,
Për krimin ndaj krimeve...

Trokita me duar të çelikta,
Në rëndesën shekullore,
Gjoksi mu mbyll,
Karshi egërsisë sate...

Trokita në lartësitë e qiejve,
Nga vrimat e ozonit,
Cuditem,
Për arsyetimet pa arsye...

E lidhur gjuha për mëndafshi,
Nga pluhuri i Orientit,
Nuk gjenë masë ndëshkuese,
Por arsye pa arsye...

Dyert e faljes,
Të hapura gjithnjë,
Për trokitësin,
Që gabon dhe pendohet...


Hamdi Nuhiju

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP