Poezia

>> Tuesday, April 21, 2009


Aty ku më së miri mendimi mund të ilustrohet.
Një lehtësim që zemrat të mund të shërohen.
E mira të keqen gjithmonë e poshtëron.
Frymëzimi ngurtësinë e nënshtron...
Urtësia injorancen e dëbon,
Rrugët e së cilës na shpiejnë në shpëtim,
E të mirët na i hapin krahët për në rrethin e tyre,
Per tek te sinjqertit,
Rreth e përqark dëlirësisë.
Njerëzit të cilët e shkrinë njeriun me kater vargje të shkurtra,
Ia ndryshuan rrënjët e mendimeve të mangëta,
Janë ata të cilët profeti ishte përmalluar,
Sepse kishin për të jetuar në një kohë tjetër
Shumë larg tij
Pa mos u parë deri në Ditën më të rëndë.
Aty ku njeriu shkrihet së lexuari,
Aty ku njeriu shkrihet së menduari,
Aty ku njeriu shkrihet së shkruari,
Aty ku njeriu çlodh çdo pjesë të trupit,
Aty ku njeriu vërtet mbush zbrazëtinë:
Ështe poezia që e ushqen njerinë,
Ështe poezia që e nxit rininë...,
Ështe poezia që e kenaq pleqërinë,
Ështe poezia që rikrijon mendësinë...

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP