Pa mikun

>> Tuesday, April 21, 2009



Në errësirën e natës,
Diç seç mu kujtua:
Koha e së djeshmes
Seç ishte plot mirësi
E sakrifica,
Për dashurinë që kishim
Ndaj njëri tjetrit,
Që shumë duheshim
Me shpresë se shpërblimin
Në botën tjetër do e gjejmë
E bashkë do të jemi deri në amshim.
Por ja, shkuam e u tretëm
Atje ku nuk shihemi e nuk degjohemi
njëri në një skaj e tjetri në tjetrin
Dashuria që kishim për njeri tjetrin
Tash për tash pauzoi.
A te kujtohet o miku im
Kur bënim dhikër se bashku?
A të kujtohet kur
E lexonim Kur'anin e madhërishëm?
A të kujtohet kur lotët na rridhin
Posi shiu nga fjalët e All-llahut?
Kënaqeshim apo jo?
E si atëher pranon t'i nënshtrohesh shejtanit.
E të pish alkool për qejf të tij?
All-llahu të udhëzoftë me mëshirën e urtësinë e Tij.
O vëllau im i nderuar.
Zemra ime disi është robëruar
nga mungesa yte në rrugën e All-llahut.
Kthehu, kthehu po të lutem
E mos e merr veten në qafë.


Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP