Namazi i parë
>> Monday, April 27, 2009
Një mëngjes që agoi
Drita shndriste dritaren,
Dhomën qetësia e mbuloi
Kërshëria më zgjoi,
Perceptoja momentin,
Hapja sytë pyesja veten
Vështroja se qka ndodhi,
Është Mëngjes i hajrit apo
Mëkëmbem nga hija e djallit,
Vakum e etje përjetoja
Befas u ngrita të shikoja
Rrotull një zë degjova,
Këmbët e duart u shtangën
Dritaren hapa, ajër kërkova
Kur veshët ezanin ndëgjuan,
Ishte thirrja e sabahut, e kuptova
Trupi e shpirti u qetësuan,
Ngadalë u ktheva e mendoja
Djersët ballin ma mbuluan
Ethet e frikën i harrova
Me Abdes i pastrova ,
Namazin e mëngjesit fillova,
Shaminë mbi flokët vnova,
U ktheva nga Kibla e dëshmova,
Sa shumë u emocionova,
Një lehtësim më kaploi ,
Deri sa loti në sexhde pikoi
Lidhja me Zotin më gëzoi ,
Që nga sot o Allah ,
Tërë kohën do ta kushtoi!
Jehona Perquku
0 Komentet:
Post a Comment