Të gëzuar ata janë

>> Sunday, April 19, 2009


Të ta dhuroja si fletushkë vjeshte shpirtin tim
E të t’i falja minutat që derdhen rrëke
Të të dorëzohem pa asnjë brengë, pa asnjë ngurim
E shpirtin tim ta prehja lehtë, në atë botë të qetë

Më mbetesh në mendje, ditë-natë, në dritë praruar
Një prask më ndan shpesh herë, ndjenjën Tënde të kaploj
Qëndroj i qetë, në atë ndjesi mbrëmjeje, në atë horizont vezullues
E shpirti më rinohet, Allah, kur ndjenja Jote më ka pushtuar

Në gjunjë të falem, më dridhet trupi sikur shpirti prej tij është ndarë
E kraharori më mbushet gjer në robëri me dashuri për ty o Zot
Duart prekin zemrën, që nga gëzimi rreh fortë
E të dorëzohem si pjalmi në erë, e atë botë amshimi ta kap

Ata janë të gëzuar, me nurë buzëqeshin në atë rrugë të bardhë
Heronj të heshtur, për të mirën ditë e natë garojnë me zjarr
Në ditë mërgimtare, si mërgimtarët qëndrojnë me mall
E mendjen tek Ty e mbajnë Allah, në rrugën Tënde të ndritur ar

Ku jeni o të rënë, që margaritarët në dorën tuaj si shikuat
Në këtë tren lumturie të udhëtonit me ne bashkë
Atë shpirtra të gëzuar, imazhe përjetësie në errësirë përçuan
E të qeshur qëndruan në atë fllad amshimi që fryn nga botë përtej

Ecin të ndrojtur, me burrëri, ç’heronj të hijshëm historia ka parë
Shpirtin Allahut dorëzuar kanë, e portat shpejt hapur janë
Vështruar me ngazëllim, si aromë gjethesh atje ku ecën lanë
Ata mbetën të dehur, në atë botë lirie që në shpirtin e tyre kanë

Të gëzuar ata dritë-qirinj janë, e grushtin e fitores mbi vogëlsinë shtrënguan
E s’u mbytën në mashtrime të një shekulli të zi
Mbi simfoni ritmesh shpirti, krijuan më të madhen këtë këngë
Këtë ndjenjë amshimi, që as poet të isha, s’do e përshkruaj dot


Saimir LLESHI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP