Më thirri vala

>> Monday, April 13, 2009


Më thirri një valë me zë të lartë
Dhe u zhyt , u humb në det
Herë e pashë si fjalë artë
Herë si lypës , herë si mbret
Si su shfaqka veq një qast
Ta godasë me tërë furinë
Ta shpërbëj e ta humbas
E ta tres në të ndjesinë
Pse s'më flet mirë e ngadalë
Të dëgjoj urtësitë
Ta rrethoj epshin si mal
Të mos humbem në kotësitë
Po ti je veq shushuritje
Që po vdes e po harrohesh
Mu qas sysh pra në venitje
Të të humb , të mos më kujtohesh!


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP