Zeri i rinisë

>> Monday, April 13, 2009



Ma hiqni barrën mbi supe me të ëmbëlin zë
Më ndillni revoltën ndaj kohës që vret
Ngrihuni më ndiqni e mos pritni më
Ngrihuni se s'ka më të mjerë se ai që pret

Ejani në një këngë një besë e një fjalë
T'ia themi bashk e ta dridhim malin me të
Të ngrihemi e zbresim me shpejtë e ngadalë
Ejani pas meje ejani, e mos rrini më!

Pse zbrapseni nga jeta , pse rrini të fjetur
Mos e vdisni veten , zgjohuni , bashkohuni
Se doni mirësinë apo s'jeni etur
Luftojeni të kotën , vriteni , krenohuni!


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP