Hutia e lotit
>> Thursday, April 16, 2009
Loti nuk ka brendësi!
S’ka vend bosh për t’u mbushur!
E për çudi, loti im i mbushur është!
Pra, loti me lot mbushet!
Brenga shtohet e nuk lehtësohet,
veç lart ngjitet e tatëpjetë nuk shkon!
Ndërsa unë, më bosh se ormani zbrazur jam!
Sepse s’kam dritë në brendi,
s’kam as drunjë as qiri...!
Të kisha dritë, do të shkëlqeja,
e nga ju do t’u pëlqeja!
Por kur s’ka mërzi...,
s’ka as ‘marrëzi’!
Kot pikon ky lot,
kur gjoksi atë nuk e ndjen!
Veç nga jashtë shohin sytë,
e brendia ngel fshehtësi...!
SEMRA HALILI
0 Komentet:
Post a Comment