Do Dëshmisë nderin t’i kthejë

>> Monday, October 13, 2008


(Kushtuar Hamza ibn Abdul-Muttalibit, xhaxhait te Profetit)


Le të rrjedhë loti i mallit
Le t’marrë gazi udhën malit
Le t’luftojnë njëmijë ushtri
Le ta dinë: s’ka krenari
Le të dalin dymijë trima
Le t’lëshojnë pushkët oshëtima
Njëmijë burra le të flasin
Dhe në qiell zërin ta zgjasin...
Lëre mburrjen, lerë shaka
Kur në mendje rrjedh Hamza


Ç’po dëgjohet sot një shpatë
Do të mbjellë lirinë e gjatë
Dridhu i marrë, shpirt mushriku
Çohet Hamza, errësira iku
Shndritë fytyra në betejë
Do Dëshmisë nderin t’i kthejë
Ik mohues nga uragani
T’zuri shpata e një luani

Nga njeriu-vetëtimë
Ende Bedri lëshon oshëtimë
Qanë Uhudi, qanë me lotë
Burrë të madh humbi kjo botë
Dridh themele, fryt-Imani
Tokë e qiell në mend e mbani

Kurrë s’lëkundet bindja e trimit
Dritë në tokë të Ibrahimit

Gjithmonë Zoti çoi pishtarë
Që ndriçuan botën mbarë
Shpirt njeriu, ç’është uritur
Fati ynë prapë Meka e ndritur

Rron dhe sot trimëria, nderi
Rron përherë dhe ai Keutheri
Rron dhe lutja e pashuar
I nderuar


Blerim HALILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP