Po ta dija...!
>> Wednesday, April 16, 2008
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit
që do të të shihja duke fjetur,
do të të shtërngoja edhe më fort,
dhe do ta lusja Zotin që mos të ta marrë shpirtin!
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit
që do të të shihja duke dalë nga dera
do të të përqafoja dhe do të të puthja,
e do të thirrja prap që ta përsëris!
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit
që do ta dëgjoja zërin tënd krenar,
do ta inçizoja çdo veprim e çdo fjalë,
që të mundja ti shoh për çdo ditë!
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit
Po ta dija se kjo do ishte hera e fundit
do ta kurseja edh një minutë apo dy
që të ndalesha e të të thoja
‘Të Dua’që, në të vërtetë, ti do ta dije se të dua!
Nga Anglishtja: Dritan Skenderi , Tetove
0 Komentet:
Post a Comment