Sikur…
>> Wednesday, April 16, 2008
Hamdi NUHIJU
15 prill 2008 (....aty dikund..)
Sikur t`isha i gjallë në botën e të vdekurve,
Ta ndjeja errësirën dhe ftohtësinë e varrit,
Të kërkoja në pambarim dritë…
Në çastet kulmimante të dëshpërimit,
Më shfaqesh me qiri…
Të isha hi nën këmbët e tua,
Këmbë që vizatojnë ethet e dashnisë,
Sikur…. Hmmmm,
Të isha foshnje në prehërin tënd…
Fjala u shua,
E gjuha u hudhë në burgun e zemrës,
Dytë shëndërrisim në Nurin e All-llahut,
Sikur….
Në mesnatë të të përshpërisja fjalën të dua!!!
0 Komentet:
Post a Comment