Ishte e rëndë ndarja nga ajo
>> Thursday, May 01, 2008
Zemra më ndaloi për një të rrahur, ndarja po më vret,
kur e mendoj se si do ta lë të shkojë.
Oh moj shpirt ti je e imja, sa vështirë e kam të vazhdoj
Pa prezencën tënde.
Sigurisht që kishim momente të rënda,
por dashuria ime kurrë nuk do të zvogëlohet
dhe gjithmonë do të mbetet e njejtë.
Ti je një yll që rritet dhe që i hapë krahët
dhe dëshiron të fluturojë,
T’i dëshiroj të gjitha të mirat vajza ime e dashur!
Akoma zemra ime po qan që të flejë nje natë.
Të të lë të ikësh, të të lë të rritesh pa mua
E kam shumë të vështirë por duhet të jem e fortë.
Duke u munduar të buzëqesh në mes lotësh,
oh vetëm dua të të them të lutem mos harro

që të më kujtosh...!
Nga Anglishtja : Dritan SKENDERI , TETOVE
0 Komentet:
Post a Comment