Meditim
>> Thursday, May 15, 2008
Vajada KECI
Zot i Madh mos me ler
Te dorezohem une po druaj
Jeten ne dore
Ti ma merr
Ja Rrabbi me te s’po luaj
Dikur me erdhi frymezimi
Tek sa droja gjat meditimit
Ne preher e ulur duke mbajtur
Librin e madh te perkujtimit
Me perplasi me goditi
Sa nga duart s’me rreshkiti
Me dha ndjenje me drodhi shpirte
Kur me verboi me ate drite
Lagur fleteve prej lotit
Meditim kur isha humbur
Meditim kur shpresoja
Te prisja jeten me te lumtur
Te hesht ngadale te hesht pa gaz
Te rrij ne heshtje a te bertas
Te hesht amani te mos e marin
Lerm sa te vij goditja varrit
Se nje dite do te vij veç drite
Se do te kete aq shume drite
Se i verberi do te nis te shikoj
E memeci te kendoje
E kur do te jete ajo dite
Libri thote duhet me prite
Ku do te jem une ate dite
Librat e mi te nxjerrin ne drite
T’mi nxjerre librat e une ti shoh
T’mi shohe bota e te mi njoh
T’me njoh çdo veper e çdo mendim
Ne heshtje te pres gjykimin tim
Do te vij kjo dite ja Rrabbi im
Ku do te jem une ne ameshim?
Ku do te jem pas dites se varrit
A ne driten Tende a ne drite te zjarrit
0 Komentet:
Post a Comment