Di-kur
>> Wednesday, May 12, 2010
Besni JAHA
Dikur bota kishte ngjyra
Sa bukur ishte atëher
Dikur puna kish’ detyra
Ah sa jetë me vlerë
Dikur kisha buzëqeshje
Sa fytyrë engjëllore
Dikur kisha të mirë veshje
E sot kam jetë skamnore
Dikur ti më rrije pranë
Sa larg iku ajo jetë
Dikur jo, po sot ti qanë
Si për laps një fletë
Dikur unë të prisja ty
Sa i shkurt ishte takimi
Dikur lot s’të shihej n’sy
Sot s’t’hiqet pikëllimi
Dikur, po vërtetë dikur
Sa herë veten kështu torturoj
Dikur do t’jetoja dhe mbi gurë
Po sot s’mund t’jetoj
Dikur kisha vend për fjalë
Po sot nuk kam dot
Dikur isha veq një djalë
Që s’jetoja kot
Dikur kisha vend për gjumë
Po sot ma zaptuan
Dikur lirshëm peshkoja n’lum
Po sot ma ndaluan
Dikur, po dikur vërtet
Kisha jetë të mirë
Dikur kisha të mirë jetë
Po sot kam t’pështirë
0 Komentet:
Post a Comment