ISLAMI I GJERË SA GJITHËSIA PA SKAJ
>> Tuesday, May 25, 2010
Jashar GASHI
Islami i gjerë sa gjithësia pa skaj,
Kurani anije kozmike që më ndriçon
Nëpër jetë të errët me dritën e saj.
Islami deti i thellë, pafund,
Kurani anije lundruese
Nëndetëse dhe mbi të
Islami ka një stacion por nuk ka fund.
Kurani anije bartëse e shpirtit tim
Që më bën dritë gjatë rrugës për amshim.
Islami rrugë e drejtë dhe e gjatë
Vetëm me një stacion
Ku shpirti ndalet dhe përgjithmonë qëndron.
0 Komentet:
Post a Comment