Kush jeni ju???
>> Monday, May 24, 2010
Bardha KQIKU
Kush jeni ju që më mësoni se si të flas,kur unë flas me fjalët e Krijuesit.
Kush jeni ju që më mësoni se si të jetoj,kur jetesën ma mësoi I Plotfuqishmi
Kush jeni ju që më tregoni se qfarë të ndjekë,kur rrugën që duhet trasuar tash e kam gjetur.
Kush?
Kush jeni ju që shkaktoni plag tek unë,kur të drejtën e jetës e kam qysh në ezel.
Kush jeni ju që më detyroni ta mohoj Krijuesin që gjithqka krijoi.
Prap pyes kush?
Kush jeni ju që më detyroni të harroj se kush jam,ta maskoj vetën e jetën.
Kush jeni ju që më bëni të dyshojë,si u krijua bota dhe qka ndryshojë.
Përsëri pyes se kush?
Kush jeni ju që vendosni ligje ne tokë,kur një ligj ekziston dhe do jetë gjithmonë.
Kush jeni ju që nga ajo në të cilën ecni u krijuat,në të do ktheheni do si do mbaruat.
Kush?
Kush jeni ju që më impononi gjëra,kur zemrën time drejton I Vetmi Madhështori.
Kush jeni ju që ma modeloni veshjen,kur veshja ime modelon qdo veshje tjetër.
A thua kush?
0 Komentet:
Post a Comment