Kërkova veten

>> Sunday, May 02, 2010

Besnik F. JAHA

Jam një shpirt i trazuar, e i sakatosur
Që ndihmën nga çdokush pranon
Zemër e shpirt gabim të vendosur
Që qetësimin tash sa kohë kërkon


Ika e shkova ta kërkoj, por s’e gjeta
Më ndihmoni prapë po ju lutem
Çdo njeri për qetësimin e pieta
Më thanë në vetë të futem

Mendova ta bëj, por u gabova
Shpirti im ishte i trazuar
Shpëtim nga çdokush kërkova
E prapë mbeta i pandihmuar

Një ditë e kërkova në qiellë, s’ishte
Iu ktheva prapë jetës sime
Aty pos reve asgjë s’kishte
E unë prapë mbeta në pikellimë

E kërkova dhe në det, s’e gjeta
Peshk s’u bëra edhe pse aty qëndrova
Ujë gjithçka aty ishte jeta
E në jetën time prapë unë anova

E kërkova tek shpirti, aty qëndronte
Në veten time faktin gjeta
Faljen iu luta të ma pranonte
E në jetën e mëparshme nuk mbeta

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP