SHUMË PAK I GJERË , SHUMË PAK I GJATË

>> Tuesday, May 25, 2010

Jashar GASHI

Shumë pak i gjerë
prej krahut në krah.
I gjatë prej këmbëve

deri pak mbi ballë.
Një vend ku më pret
që ta kthej atë që hua e kam.
I thellë deri në bel,
Në brendësi shumë i errët
Trupin toka ma gëlltit,
Shpirti më kthehet
prej nga ka ardhur.
E imja nuk mbeti asgjë.
Jam ndarë në dysh,
Trupi në tokë, shpirti në qiell
E Veprat në libër.
Në Ditën e Gjykimit e shoh
se çfarë kam mbjellë.
A kam për të korrur sukses
apo i humbur në humnerë?!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP