Gjethi

>> Saturday, May 01, 2010

Besnik JAHA

Gjethi i kopshtit të shkollës sime
Një ditë vjeshte ra në tokë
Dola, e mora, e solla n’dhomën time
Thashë me vete si është kjo botë


I kuqrremtë, gjeth në kohë vjeshte
Ishte ky gjeth i kopshtit t’shkollës
S’ishte as gjeth kumbulle e as pjeshke
E as gjeth i dardhës as i mollës

Ishte një gjeth bliri, shumë i bukur
E shikoja me shumë frymëzim
Kishte bukuri si një krahflutur
Më të bukur s’ka parë syri im

Gjethi ishte i shtrirë, si një fushë
Kishte degëzime e krah, ihh, aq shumë
Për çudi kishte dhe një gushë
Përcilltë kujtime si një lumë

Më shqiptoi tek veshi dalngadal
Emrat e gjithë atyre që e panë
Të atyre që rrallëherë shqiptonin “më fal”
Dhe të atyre që edhe e shanë

Mbeta kohë të gjatë i menduar
Në atë kohë veten e kujtoja
Nëpër mendime kisha udhëtuar
S’dija, veç ecja e s’ndaloja

Kujtova se mos kisha sharë ndonjëherë
Nuk më vinte n’mendje një mendim i tillë
Ndoshta do ta kisha bërë, por rrallëherë
Ngase nuk isha njeri i atillë

Isha kotur, n’kolltuk i kujtuar
E gjethi nga dora në tokë kishte rënë
E mora nga toka për ta pastruar
Dhe në mes një libri për ta lënë

Një fletë me emra plot e shkrova
Me emrat e shokëve me të cilët dikur isha
Me gjethin afër fletën e palova
Ta kujtoja më mirë shoqërinë që kisha

Në sirtar librin e vendosa
Edhe libri i bukur me dukej shumë
Kujtimet brenda librit i palosa
Kujtimet e gjata si një lumë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP