Shoku im

>> Monday, May 10, 2010

Besnik JAHA

Ende rreshtimi pa filluar
Loti i nxehtë veç më pikonte
Shpirti i dlirë duke ngashëruar
Se nga shkolla sot do t’shkonte


Lotët pikë më pikë të gjithë pikonim
E fjalën Lamtumirë dot s’e shqiptoja
Njëri – tjetrin teksa përqafonim
Dënesje thellë nga shpirti lëshoja

Lamtumirë shoku im, t’i them s’kisha mundësi
Sepse shpirti brenda lot më pikoi
Ma bëj hallall i thashë me vështirësi
Por, dhe shoku fjalë nuk shqiptoi

Dënesi e lot pikoi pa frenuar
E rrugës më pas i vetëm vazhdoi
Kurrë ty shkollë s’kam për t’harruar
Nga larg zëshëm m’u duk se shqiptoi

O shoqëri, me zë pikëllueshëm kërkoi
Mos më harroni se jeta s’më pret
Më pas ashtu rrugës vazhdoi
Se mendja për këtë vend gjithnjë do ta vret

Për vartën e diturisë, për shkollën
Ku ëmbëlsinë e jetës im shok shijoi
Si atij dhe mua në zemër dashurinë ma mbollën
Kurrë s’do ta harroj, edhe pse nga këtu shkoi

(Shokut tim E. Krasniqi)

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP