Morali

>> Tuesday, May 25, 2010

Hevzi ZEQIRI

Jetë pa shpirtë është trëndafili i tharë,
Me rrënjën e etur për ujin: moral.

Jetë pa shije është pasuria pa fillim,
Pa themel të qëndrueshëm me gur morali.

Jetë pa aromë është shkëlqimi i syve,
I zhveshur nga petku i bukurisë.

Jetë e veshur me lule zambaku
Është bukuria njerëzore me këngën e bukurisë;
Në lulishtet e mëdha të qiejve
Me kurorën mbretërore të moralit të lartë.

Krenari mbi krenari është pasuria
Me shpatën e madhe të emëruar: fjalë;
Është maje shkëlqimi vepra burrërore
Kur në brendi ka të bukurin moral.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP