Pse

>> Saturday, May 01, 2010

Besnik JAHA

Pse qajë, kur loti më mungon?
Pse ta dua jetën, kur ajo m’përçmon?
Pse ta shikoj orën, kur koha s’ka vlerë?
Pse ta mbaj qelesin, kur shtëpia s’ka derë?
Pse të jetoj, kur jeta u shua?

Pse të gjithë i dua, e askush s’më do mua?
Pse jam unë në këtë vend të shkretë?
Pse jam tretur e jam bërë si fletë?
Pse o Zot jetoj kur s’duhet të isha?
Pse kot mendoj çfarë duhet të kisha?
Pse shpresoj kot, kur shpresa është e shuar?
Pse ujin e nxehtë prapë duhet t’vluar?
Pse loti i vetëm nga syri s’pikon?
Pse kur s’kam para, gjithçka më pengon?
Pse nuk jam i lumtur dua ta kuptoj?
Pse nuk më do koha dua ta mendoj?
Pse kjo botë ka kaç shumë personazhe?
Pse ata mua më fshehin imazhe?
Pse është shuar zjarri në votër?
Pse tash fëmiu nuk luan me lodër?
Pse lapsi im, tash-më nuk shkruan?
Pse, mos ndoshta edhe ai po vuan?
Pse vjedhja sot është bërë e ligjshme?
Pse rrugët sot janë aq të pisshme?
Pse dita sot aq shumë është shkurtuar?
Pse mendja sot gjithçka ka harruar?
Pse aspak vlerë nuk ka koha sot?
Pse të vazhdoj jetën kështu mot për mot?
Pse tek ne vlera po maskohet?
Pse i pafajshmi gjithmonë po dënohet?
Pse po gjykohet viktima tek ne?
Pse sot sillemi se jemi t’pa fe?
Pse sot dielli rrezet t’n’xehta s’ka?
Pse vallë po vritet vëllau me vëlla?
Pse sot tradhtia është bërë ligji vetë?
Pse o Zot mu kjo kohë po më vret?
Pse vallë sot dhe fjalë janë aq të pisshme?
Pse gjithçka tek ne tash është e bezdisshme?
Pse e pse pyes çdo ditë pandërprerë?
Pse pyes prapë rrallëkund sot gjenë nderë?
Pse sot respekti ka tjetër definim?
Pse vallë sot jeta nuk ka kuptim?
Pse e me pse kështu po t’vazhdoj?
Pse, e me psehet ku do t’përfundoj?
Pse kështu po them, se kam shumë arsye?
Pse po t’mos thoja, do t’më nxirrnin në pyje?
Pse prandaj shqiptoj, gjithnjë në fillim?
Pse këtë e fillova, e “pse” s’kam n’mbarim?
Pse nuk kam n’mbarim, një pyetje me “pse”?
Pse në fillim e shtrova dhe po e mbaroj me “pse”?

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP