Fjalë eliksiri-dashuria

>> Wednesday, May 05, 2010

Hamdi NUHIJU

Nga lindja e në lindje
Bota zhduket nën hijen tënde
Nga kacavidhet e ëmbla
Magjepsem!


Sikur problemet të renditeshin një ndër një
E të pija nga ujëvara e dashurisë tënde
Pika eliksiri që më shndërrojnë në Mexhnun
E sikur të mos isha, Lejla nuk do të ishte Lejla

Kështu mendoi Nizami e Fuzuliu
Kështu u frymëzua Oksidenti tek Orienti
Në gravurat e legjendave emrat e dyve vlojnë
Por, Jusuf e Zylehja shpirti kërkon…

Mos e mendo mëkatin e Zylejhas!
Por jeto nën ëndrrën e Jusufit
Unë i frikësohem Allahut tim,
Prandaj jetoj për ty o hallalli im…

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP