Kthimi
>> Saturday, May 29, 2010
Besnik JAHA
Sot u ktheva,
Në oborrin tim të harruar,
Të braktisur pa mëshirë na le,
Më thanë të gjithë.
I boshatisur,
Nga çdo krijesë apstrakte.
Oborri im,
I harruar.
Por, kujtimi më zgjoi e më tha,
Që jam dhe isha këtu.
Kisha ardhur i vetëm,
Me karavanin e kujtimeve pas.
Në dhomë më ofroi lodrat e lozonjarit.
Nën mollë më piku frutin në dorë.
Në ballkon më solli gjumin e ëmbël.
Nën cicërrimën e zogut më kujtoi,
Dashurinë rinore, për shumë vjet,
Përkëdheljet prindërore.
Dhe më tha,
Zgjohu…!
Zgjohu se tash këtu je.
0 Komentet:
Post a Comment