Mendoj

>> Sunday, May 09, 2010

Besnik JAHA

Në dhomën time kur qëndroj
Netëve të gjata pa gjumë
Mendimeve të gjera udhëtoj
Si mbi lumë


Mendoj për jetën që kam
E për atë që mund t’kisha
Kthehem e shikoj si jam
Si mund t’isha

Mendoj dhe për jetën e shkuar
Askund s’ndalem – s’kam arsye
Ajo jetë e pakushtuar
Si ndër yje

Mendoj edhe për ty, o nënë
Që më ke fytyrë engjellore
Pa ty – si natë pa hënë
Si jetë mortore

Mendoj dhe për ty, o at
Që bir të zemrës më pate
Eh…, si na ndau ky fat
Si janë këto fate

Dhe për ty o vëlla mendoj
Që të kam krah në jetë
Pa ty s’kam pse jetoj
Si pemë pa fletë


E për ty o ime motër
Mendoj për çdo ditë të jetës sime
Si u rritëm sbashku në votër
Si n’vaj e gëzime

Mendoj edhe për ty, o vashë
Edhe për jetën tonë që shkuam
Si u ndamë – asgjë s’të thashë
Si u bashkuam

Eh, mendoj dhe për shoqërinë
Dhe për ata që sot s’i kam
Me ata që mora diturinë
Si sot që kam

Mendoj e mendoj kështu
Pareshtur s’ndalem së menduari
Herë mendoj kështu e herë ashtu
Si i punësuari

E pas mendimit nuk ndaloj
Po e marr lapsin pa përtesë
Vargje njëpasnjë shënoj
Si për shkresë

I vazhdoj gjersa të m’mpihen
Duart e gishtërinjtë e mi
Mendoj, mendimet në vargje shkrihen
Si për çudi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP