Ku isha unë
>> Sunday, May 02, 2010
Besnik F. JAHA
I hodha erë lules, aty ishte aroma
I hodha krah zogut, aty ishte udhëtimi
I hodha ujë detit, aty ishte etja
I hodha dhe varrit, aty ishte vdekja
I hodha lot zisë, aty ishte pikëllimi
I hodha buzëqeshje dashurisë, aty ishte gëzimi
I hodha shpresë ëndrrës, aty ishte jeta
I hodha sy jetës, aty ishe ti
Të hodha sy ty, aty isha unë
0 Komentet:
Post a Comment