Gota e zbrazur
>> Tuesday, May 11, 2010
Hamdi Nuhiju
Etja ndërtohet nga muret e brendshme
Të fasadimit të jetës
Dhe mbi eliksir bota na vështron
Me vizatimet e panumërta të emrit tënd…
Një gotë e zbrazur nga vetmia
E hedhur në horizontin e vdekjes
Pres para dyerve tua
Me lotët e fjalës të dua….
Lodhem rrugëve të fjalës
Në kërkim të metaforës si i marrë
Asnjëherë nuk vdiqa duke të dashur
Do të jetoj me gotën e zbrazur
Me zemrën e mbushur me iman
Dhe me ty mbështjellësi i dashurisë sime…
0 Komentet:
Post a Comment